Shpërthen bombola e gazit në oborrin e një banese private në Tiranë,...

Shpërthen bombola e gazit në oborrin e një banese private në Tiranë, raportohet për dëme materiale

361
0

Një bombol gazi ka shpërthyer pak minuta më parë në një banesë në Tiranë.

Policia njofton se bombola ka shpërthyer në oborrin e banesës private të shtetasit N. H., ku fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.10.2020, rreth orës 08:50, në rrugën “Idriz Dollaku”, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi, në oborrin e baneses private të shtetasit N.H., ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.