Aktorja e spektaklit të humorit “Portokalli” Albana Perhati e njohur si Bukra më të dalë nga shtëpia mëngjesin e sotëm ka gjetur një gjobë mbi makinën e saj.
Kaq ka mjaftuar që aktorja e njohur të revoltohet:
“Hë më thoni ju ku mund të parkoj poshtë shtëpisë? Do na hyjnë në shpi noj ditë dhe do na venë gjobë se nuk e kemi ul bythën tek kolltuku që duhet. Një ditë s’kisha parku fare në lagje se e kisha makinën në servis. PO gjobën ma vunë ama. Më kishin lënë sipër trotuarit. Gjobë në mungesë???? O ju dalçin tomthat ishalla që s’keni çfarë t’i bëni gomarit e i bini samarit. Oooo… Si thotë Bukra: Vdeeeeksh”, ka shkruar aktorja.