Shpërthen aktorja e ‘Portokallisë’ pas gjobës: “O ju dalçin tomthat, s’keni çfarë...

Shpërthen aktorja e ‘Portokallisë’ pas gjobës: “O ju dalçin tomthat, s’keni çfarë t’i bëni gomarit e i bini samarit”

698
0

Aktorja e spektaklit të humorit “Portokalli” Albana Perhati e njohur si Bukra më të dalë nga shtëpia mëngjesin e sotëm ka gjetur një gjobë mbi makinën e saj.

Kaq ka mjaftuar që aktorja e njohur të revoltohet:

“Hë më thoni ju ku mund të parkoj poshtë shtëpisë? Do na hyjnë në shpi noj ditë dhe do na venë gjobë se nuk e kemi ul bythën tek kolltuku që duhet. Një ditë s’kisha parku fare në lagje se e kisha makinën në servis. PO gjobën ma vunë ama. Më kishin lënë sipër trotuarit. Gjobë në mungesë???? O ju dalçin tomthat ishalla që s’keni çfarë t’i bëni gomarit e i bini samarit. Oooo… Si thotë Bukra: Vdeeeeksh”, ka shkruar aktorja.

a3_1473338223-208145