Rreth 700 protestues janë mbledhur në Alexanderplatz të Berlinit të dielën në mbrëmje duke mbajtur çadra, duke protestuar kundër partisë AFD, e cila doli e treta në zgjedhje dhe cilësohet se i takon ekstremit të djathtë. Alternativa për Gjermaninë, AFD ka arritur të marrë 13.1 për qind të votave, duke qenë kështu e përfaqësuar në parlament. Kjo parti ka përfaqësim tanimë në Bundestag. Turma e njerëzve ka protestuar jashtë ndërtesës të AFD, vend ku partia e djathë ishte duke festuar fitoren historike. Protestuesit kanë thënë: “Racizmi nuk është një alternativë”, “AFD është një bandë racistësh” apo “Nazizmi jashtë”. Më tej, turma ka bërtitur “gjithë Berlini urren AFD-në”. Partia mban aktualisht 23 nga 160 vende në parlamentin gjerman. Sipas raportimeve të “Reuters”, policia ka ndërhyrë dhe se ia ka pamundësuar protestuesve që të ndërhyjnë në brendësi të banesës.