Shpallet kampion vlonjati Klevis Çelaj,historia e tij e pabesueshme mes skamjes dhe...

Shpallet kampion vlonjati Klevis Çelaj,historia e tij e pabesueshme mes skamjes dhe vështirësisë

1093
0

Shpallet kampion Shqipërie Klevis Çelaj,historia e tij e pabesueshme mes skamjes dhe vështirësisë

Klevis Celaj është shpallur kampion Shqipërie në kategorinë 52 kilogram në pallatin e sportit Farhie Hoti dy ditë më parë në kategorinë Elite.Shorti i dalë ka bër që të kishte vetëm një kundërshtar të cilin e mposhti brënda një kohe shumë të shkurtër.Celaj ishte stërvitur për shumë muaj ku ka rënë 9 kile për të arritur peshën 52 kilogram ndërsa historia e tij është e denjë për filma

Historia

Ai jeton në një familje shumë të varfër në lagjen 24 maji në qytetin e Vlorës ku problemet ekonomike kanë bërë që të ketë vështirësi dhe për të siguruar ushqimin .Ai stërvitet i vetëm gjatë gjithë kohës në natyrë dhe me mjete rrethanore. Pak kohë më parë për shkak të gjëndjes së vështirë ekonomike ,familja e tij u vizitua nga emisioni Shqiptarët për Shqiptarët ku në banesë mbërriti kampioni Ismail Keta i cili i dorëzoi një komplet boksi.Të vetmin suport e ka marrë vetëm nga Buzi store për disa paisje të sportit të boksit ,ndërsa cdo ditë lufton mes vështirësisë për të ndjekur pasionin e tij.Përgjatë ndeshjes ,kampioni i varfër u vizitua dhe nga vëllezërit Korcar Endri dhe Stefi ,fytyrat e të cilëve i ka tatuazh në trup.Endrra e Klevisit është të ndjekë rrugën e sportit por problemet ekonomike kanë shkaktuar vështirë për pasionin e tij ,i cili gati në cdo ndeshje që ka qën i pranishëm ka dalë kampion.I rritur mes vështirësisë ai ka vetëm ka vetëm një ëndërr,atë të ndjekjes së pasionit të tij.Kampioni ka raste që flë dhe pa ngrën për shkak se në familje kanë vështirësi të madhe ekonomike .Kush ka dëshirë dhe mundësi për ta ndihmuar apo mbështetur mund te kontaktojë në numrin 00355698435023

https://www.facebook.com/Vlora.Vlore.Shqiperi/videos/2527142037516913/?t=0