Shoqatat e Transportit të vendosura: Nuk rifillojmë punën të hënën nëse nuk...

Shoqatat e Transportit të vendosura: Nuk rifillojmë punën të hënën nëse nuk plotësohen kushtet

395
0

Unioni i Shoqatave të Transportit Publik nuk do të rifillojë punën të hënën, në rast se nuk plotësohen kushtet që ata kërkojnë. Në një deklaratë për mediat Unioni deklaroi se nuk do të rifillohet puna në datën 15 qershor, të cilën e ka vendosur qeveria. Duke mos patur mundësi që gjatë periudhës së pandemisë të ketë transport publik falas për të gjithë, Shoqata e Transportit ka propozuar organeve vendimmarrëse :

1- Subvencionim të të ardhurave të munguara për subjektet transportuese si pasojë e kufizimeve të protokollit të sigurisë

2- Heqja e akcizës dhe e taksave për karburantet, siç është zbatuar dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë

3- Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% – 0% për vitin 2020 dhe rikthimin 6% në vijim si sektori i hoteleri – turizmit

4- Rimbursim në burim i kategorive të cilat përfitojnë transpot publik falas

Nëse nuk miratohet zbatimi i këtyre lehtësirave, transporti publik nuk do të rifillojë punën ditën e hënë.