Shoqata vullnetare “Mrekullia e Vogël”, ndihmon shtresat në nevojë në Vlorë

Shoqata vullnetare “Mrekullia e Vogël”, ndihmon shtresat në nevojë në Vlorë

252
0

Shoqata vullnetare “Mrekullia e Vogël”, ditën mërkurë datë 28 shkurt organizoi  gatimin e radhës për 300 persona. Si çdo muaj anëtarë dhe përfaqësues të kësaj shoqate kanë shkuar në lagjet më të varfëra të Vlorës, si Fusha e Druve- Plazhi i Vjetër dhe lagjia Partizani!

Kësaj here organizatorët kanë dalë edhe jashtë qytetit, duke filluar të shpërndajnë ndihma edhe në fshatrat përreth si përshëmbuk në Novoselë, ku kanë ndihmuar me ushqim reth 170 persona! Kjo nismë vullnetare vetfinancohet dhe ka për qëllim të ndihmoj shtresat më në nevoj në qytetin bregdetar, por jo vetëm, me qëllim që të sensibilizojë edhe opinionin publik.

“Ne nuk mund t’i ndihmojmë dot të gjithë, por ama të gjithë mund të ndihmojnë dikë”-është edhe lajmotivi i kësaj shoqate vullnetare, e cila ka në përbërjen e saj 70% Italianë dhe 30% shqiptarë!