Shoqata e Kultivuesve dhe Përpunuesve të Bimëve Mjekësore kërkon mbështetje për fermerët:...

Shoqata e Kultivuesve dhe Përpunuesve të Bimëve Mjekësore kërkon mbështetje për fermerët: Të subvencionohen direkt në llogaritë e tyre, mbajnë 4,000 familje

102
0

Shoqata e Kultivuesve, Përpunuesve të Bimëve Aromatike Mjekësore Shqiptare kërkon mbështetjen e fermerëve të formalizuar me subvencione direkte në llogarinë e tyre, pas marrjes së faturës së fiskalizuar. Sektori i eksportit të bimëve medicinale aktualisht po vuan rënien e kultivimeve të bimëve për shkak të braktisjes së tokës nga fermerët.  Për këtë arsye Kryetari i Shoqatës Xhavit Hysenaj u kërkoi institucioneve mbështetje për fermerët njëlloj si vendet e rajonit, me qëllim frenimin e emigracionit të tyre. “Le te kthejmë fytyrën realisht nga bujqësia, nga ai që punon tokën, ai që e vjel prodhimin, ai që e shet prodhimin në bazë të ligjeve Shqiptare, i pajisur me NIPT fermeri dhe paratë i qarkullojnë me bankë. Ky është fermeri i vërtetë europian, që duhet të konkurrojë në tregjet botërore. Por çfarë po ndodh me fermerët e vërtetë, ku vetëm në industrinë tonë mbahen 4,000 familje. Ku fermeri punon, prodhon, administron dhe tregton në mënyrën ligjore dhe mbështetjen e ka zero! Ky fermer me NIPT që punon me fatura fiskale pikërisht ky fermer bëhet viktimë e abuzuesve, atyre që  për fat të keq  kanë kopsitur letrat mbase edhe falso me certifikata pronësie, me kontrata noteriale, miqësi, ryshfete e pehlivanllëqe futin paratë në xhep. Kjo është e pa drejtë dhe nuk duhet lejuar”, pohoi ai.

 

Fjala e plotë e Xhavit Hysenaj, kreut të Shoqatës së Kultivuesve, Përpunuesve të Bimëve Aromatike Mjekësore Shqiptare

 

Mirëmëngjes dhe mirëse keni ardhur në këtë konferencë për shtyp e cila I dedikohet fermerit dhe prodhimit vendas, atyre që janë edhe emblema e made in Albania. Dhe për më tepër në një periudhë kaq të ngarkuar, ku do donim të ishte ngarkesë festive, por ja që nuk është e tillë por e mbuluar me politike duke harruar prodhimin.

Jam këtu përpara jush, në emër të Shoqatës Shqiptare të Bimëve , Esencave dhe Kultivuesëve të Bimëve Aromatike Mjekesore (EPCA) t’i bëj thirrje Ministrise së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, nga ku ne jemi nomeklature e kësaj ministrie, Te behen mbeshtetje dhe zedhens te agrobiznesit pran qeveris Shqiptare duke I kthyer sytë dhe vemendjen reale për këtë industri 100% eksportuese sa nuk është vonë.

I ftoj ministrat përkatës mos të punojne për shoë sa për rrjetet sociale dhe  për ti mbushur mendjen kryeministrit se po punojnë, por të bejnë punë të konkrete reale  te prekeshme për fermeret prodhues, per ata qe  dielli I mengjesit I zen ne fushat me te mbjellat e tyre.

Fermat nuk prodhojnë online, ato nuk ngopen me rrjetet sociale. Prodhimet bujqësore në fushë nuk  rriten në face book, as në instagram.

Le te kthejmë fytyrën realisht nga bujqesia, nga ai që punon token, ai që e vjel prodhimin, ai që e shet prodhimin në bazë të ligjeve Shqiptare, i pajisur me NIPT fermeri dhe paratë i qarkullojnē me bankë. Ky është fermeri i vërtetë europian, që duhet të konkuroje nē tregjet boterore.

Por çfarë po ndodh me fermerët e vërtetë, ku vetëm në industrinë tonë mbahen 4000 familje. Ku fermeri punon, prodhon, administron dhe tregton në menyrën ligjore dhe mbeshtetjen e ka zero!

Ky fermer me NIPT qe punon me fatura fiskale pikerisht ky fermer  bëhet viktime e abuzuesve, atyre qe  për fat të keq  kan kopsitur letrat mbase edhe fallso me certefikata pronësie, me kontrata noteriale, miqësi, rryshfete e pelivanllëqe futin paratë në xhep. Kjo është e pa drejtë dhe nuk duhet lejuar.

Të nderuar Gazetarë te mediave dhe të terrenit, pa protesta, pa ryshfete dilni nje herë në terren dhe shikoni, dëgjoni, filmoni dhe  kontrolloni në organet tatimore realitetin e agrobiznesit te fermereve prodhues.

Ju do të thoni që këtë mund ta bëni pa kërkuar prezencën tonë, por ne kemi treguar që vetëm ndërgjegjja qytetare, individuale, nuk funksionon. Kërkohen lëvizje të ligjshme dhe mbështetja ndaj atyre që e punojnë tokën dhe eshte  shumë e lehtë nëse nuk futet korrupsoni në mes.

PO çfarë do të gjeni tjetër kur të zbrisni në terren?!

Do të gjeni investimet e BE dhe Ministrisë së Bujqesisë dhe Zhvillimit Rural, ku kollonat 20 cm x 20 cm realisht janë të katërfishuara në letra, do të gjeni një mospërputhje shumë të madhe me situatën në terren dhe atë në letra.

Do të gjeni aty fermerët e formalizuar me NIPTE , te cilet kan dorezuar prodhimet e tyre bujqesore me faturen e fiskalizuar duke  qarkulluar paratë e prodhimeve të tyre me banke te cilēt nuk janë mbeshtetur me asnjë subvencion, nga ana tjeter do te gjeni fermer te cilet kurrë nuk kanë dorzuar prodhimet e tyre me fature te fiskalizuar por  kanë marrë suvencione nga shteti shqiptar thjeshte se janë bërë reklamat në mediat sociale nga ata që i kanë qelbur kolltuqet e tyre me marrje parash dhe servilosje ndaj ministrave njeri pas tjetrit. Të gjitha këto janë tejet të lehta për tu verifikuar.

Eshte fakt se qeveria dhe BE ka dhënë shumë më shumë para se në vitet 2014-2015-2016 -17 por çfarë ka ndodhur, fondet janë rritur, ndërsa FERMERET e legalizuar janë varfëruar. Fondet rriten ndërkohë fermerët realë, ata që punojnë realisht tokën shikojnë gjithmonë e më pak lekë. Pse? Sepse rriten fondet rritet dhe korrupsioni.

Kjo nuk është e drejte.

Shoqata e Bimeve, Esencave dhe Kultivuesve Shqiptarë të Agrobiznesit EPCA bën një thirrjë te fuqishme mediave, neper mes jush tek QEVERIA Shqiptare:

Kthejini sytë dhe mbeshtetjen tek fermeret prodhues real shqiptarë qe te mbeshteten njelloj  si koleget e tyre te rajonit. Per ndryshe fermeret shqiptarë që kanë ngelur  sot do të marrin rrugët e mergimit per te mos u kthyer me kurre.

 

Por çfarë propozojmë që kjo situatë, jo vetëm të kalojë vështirësinë ku ndodhet, por të rikthehet në kapacitet eksportuese të para 40 viteve. Po po, e dëgjuat mirë, të para 40 viteve, kur kapacitet eksportuese  ne  vitin 1988 kanë qenë shumë të larta , ishin 78 miljon USD qe ne nuk i arritem akoma edhe sot.

 

E para: Subvencionet, cilatdoqofshin ato, të kalohen direkt në llogarinë e fermerëve, sapo ata të marrin faturen fiskale të dorzimit te produktit bujqesor te tyre në fabrikat e perpunimit.

Kjo rrugë shmang abuzimin, shkon shperblimi tek fermeri por edhe formalizon industrinë përpunuese të agro-biznesit.

Me realizimin e kësaj, zgjidhet kjo situatë. Kërkon vetëm vullnet dhe aspak buxhet të shtuar nga ana e qeverisë por manaxhim te mire te ketij buxheti

 

Dhe e dyta: Një auditim për të gjitha ato kompani të cilat kanë qenë përfituese të programeve të ndryshme të subvencionimit te kontrollohen nga tatimet. Në rast se ato nuk kanë rrezultuar transparente dhe efektive te merren masa konkrete dhe te  mos mbështeten më. Ndërsa ato që kanë kthyer investimin, të vlerësohen e mbeshteten se bashku me fermeret paralel. Kjo do të rriste konkurencën e ndershme dhe do ti vinte fre korrupsionit