Shoqata e Argëtuesve të Lodrave Ambulante: Ky treg është i pambikëqyrur për...

Shoqata e Argëtuesve të Lodrave Ambulante: Ky treg është i pambikëqyrur për sigurinë, ka evazion fiskal dhe korrupsion

227
0

Shoqata e Argëtuesve të Lodrave Ambulante ka ngritur shqetësimin se mos ekzistenca e një ligji për rregullimin e tregut dhe sigurisë së lodrave ambulante të vendosura në sheshet e qyteteve ka sjellë problem të mëdha për mbarëvajtjen e këtij sektori.

Në takimin me gazetarët, kryetari i shoqatës ALA, Bashkim Ccalliku, është shprehur se: sekserët dhe korrupsioni kanë bllokuar sheshet, dhe operatorët e tregut që kanë mbi 20 vjet që operojnë po dalin nga tregu për shkak të prezencës në të të individëve të cilët sponsorizojnë korruposionin.

Problematikat që mbart kjo fushë janë të mëdha, duke nisur që nga mungesa e një ligji që e rregullon si sektor, në mbledhjen e të ardhurave.

Po ashtu, ky treg është i pambikëqyrur për sigurinë, ka evazion fiskal dhe korrupsion.

Për të diskutuar rreth kësaj çështjeje, në një tyrezë me gazetarët, kreu i Shoqatës Argëtuese të Lodrave Ambulante ALA, kërkon formalizimin e këtij sektori.

Sipas zotit Bashkim Çalliku, në rang vendi janë të licensuar 105 subjekte me 402 punëtorë, ku deklarohet xhiroja, derdhet tatim fitimi dhe paguhen detyrimet ndaj bashkisë.

Nga ana tjetër janë sekserët, të cilët kanë pushtuar parqet. Subjekte të tilla të palicensuara janë mbi 200 dhe kanë të paktën 1000 punonjës të padeklaruar. Ata jo vetëm kryejnë evazion, por nuk mbajnë asnjë përgjegjësi mbi aksidentet që mund të ndodhin.

Shoqata ALA, për të siguruar rregullimin e këtij sektori, ka dërguar shkresa, letra, ka zhvilluar takime madje dhe ka propozuar një projektligj, por përgjigjia që kanë marrë ka qenë që ky sektori t’i referohet “Ligji për Shërbimet në Republikën e Shqipërisë”.

Çalliku shprehet se ky ligj është tërësisht evaziv për këtë sektor.

Pra, siç shihet ky treg është thuajse informal, ku hapësirat e nevojshme për të ushtruar aktivitetin e lojërave nuk u jepen subjekteve të licensuara, por u premtohen sekserëve që jo vetëm sjell dëm ekonomik, por vihet në rrezik dhe jeta e fëmijëve dhe të rinjve.