Shoferja u përplas me shtyllën dhe ndërroi jetë, dalin DETAJE nga aksidenti...

Shoferja u përplas me shtyllën dhe ndërroi jetë, dalin DETAJE nga aksidenti në Fushë-Krujë

546
0

Dalin detaje nga aksidenti në fshatin Larushkë të Fushë-Krujës, ku makina e drejtuar nga një 35 vjeçare u përplas me një shtyllë. Mësohet se shoferja Etleva Alushi ka humbur kontrollin e mjetit dhe u përplas rëndë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

 

Njoftimi i policisë Fushë Krujë:

 

Informacion paraprak

 

Më datë 22.02.2019, rreth orës 12:15, në Larushk,  shtetasja E.A., 35 vjeçe, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur më një shtyllë, ku  për pasojë ka gjetur vdekjen.

 

Në vendngjarje ndodhet grupi Hetimor dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.