Shkrumbohen 3 lokale në qendër të Shkodrës, zjarri nisi nga ashensori

Shkrumbohen 3 lokale në qendër të Shkodrës, zjarri nisi nga ashensori

222
0

Nje zjarr masiv ka shkrumbuar tre lokale ne qender te qytetit te Shkodres. Ngjarja ka ndodhur ne afersi te teatrit “Migjeni”. Zjarri ka rene rreth ores 3:25 te mengjesit. Tre lokaket jane djegur totalisht ndersa nuk ka asnje person te lenduar.

Ngjitur me lokalet ndodhet nje pallat ashensorit i te cilit ka marre flake duke e perhapur me pas me shoejtesi tek tre lokalet qe u djegen plotesisht. Gazetari Senad Nikshiqi raporton per BalkanWeb se sipas hetimeve paraprake eshte vaji i ashensorit shkaku i ketij zjarri.

 

Ky ashensor sherbente vetem per nje lokal qe ndodhet ne katin e fundit te pallatit dhe jo per banoret gje e cila ka bere qe banesat e pallatit te shpetojne pa u djegur. Ne vendngjarje kane mberritur forcat zjarrefikese duke bere shuarjen e flakeve dhe duke nisur hetimet per zbardhjen e plote.