Shkrimtari i njohur shkodran Primo Shllaku përballë Krastës bën deklaratën e BUJSHME:...

Shkrimtari i njohur shkodran Primo Shllaku përballë Krastës bën deklaratën e BUJSHME: Tirana nuk ka patur kurrë IDENTITET…

590
0

Shkrimtari shkodran Primo Shllaku ka qenë i ftuar në emisionin “A” Krasta Shoë me moderatorin Adi Krasta, ku ka bërë edhe një deklaratë të bujshme. Ai është shprehur se Tirana nuk ka patur kurrë identitetin e saj, dhe vendimi për të zgjedhur Tiranën si kryeqytet ka zgjidhur vetëm problemin gjeografik, pasi është në mes të Shqipërisë. Shllaku thotë se vetë Tirana ka patur një identitet të vetin, si për shëmbull qytetet e tjera, duke përmendur Parisin apo Marsejën. Sipas tij, duhej që Tirana të ofronte “miellin” e vet, duke iu referuar identitetit, dhe rreth këtij identiteti të kristalizoheshin pjesët e tjera, në mënyrë që kombi ynë të ishte i bashkuar. “Nuk ka pasur identitet vetë Tirana. Nuk them se s’ka pasur burra të mirë, por nuk ka patur një identitet”, shprehet shkrimtari Shllaku.