Shkencëtarja shqiptare nga Londra: Nis sot eksperimenti i një vaksine, si do...

Shkencëtarja shqiptare nga Londra: Nis sot eksperimenti i një vaksine, si do finalizohet. A përmban COVID-19 sekuenca të HIV?

499
0

Kërkuesja shkencore shqiptare Detina Zalli e cila njëkohësisht është edhe pedagoge në Oxford ka bërë me dije se sot do të nisë eksperimentimi i një vaksine kundër Covid 19 nga një prej grupeve më të mira shkencore.

“Sot fillon testimi i vaksinës, është një nga grupet më të mirë shkencor që do të merret me provat e kësaj vaksine. Deri tani janë rekrutuar 510 persona të moshave të ndryshme, nga 18 deri në 55 vjeç. Deri në pak orë besoj do të mësojmë nëse vaksina do të jetë efikase apo jo. Por, një tjetër gjë është mësimi i rezultateve dhe tjetër gjë ideja se mund të jetë e disponueshme për popullsinë e gjerë. Kjo mund të marrë rreth një vit kohë”, u shpreh Zalli në një intervistë për “ABC e Mëngjesit” për Enkel Demin.

 

Pjesë nga intervista:

 

Momenti që testohet dhe momenti i prodhimit janë dy kohë të ndryshme?

 

Zalli: Patjetër,  duhet të gjejmë mënyrën që ta prodhojmë në sasi tëe mëdha që të jetë  e disponueshme për të gjithë publikun. Deri në shtator besoj do të kemi idenë nëse do të jetë efikase do të zhvillojë antitrupa apo jo.

 

Nëse unë do të isha vullnetar dhe do ta bëja këtë vaksinë unë ekspozohem me qëllim ndaj infeksionit, takoj njerëz që janë të infektuar apo thjesht vazhdoj jetën normale dhe shoh nëse prodhohen antitrupa?

 

Zalli: Vazhdon jetën normale. Më pas shikohet nëse zhvillon antitrupa edhe sepse vaksina brenda saj do të ketë proteine e cila është gjetur në virus për të shikuar nëse sistemi imunitar do të zhvillojë antitrupa kundër kësaj proteine. Kjo proteinë është shumë e rëndësishme sepse është kjo proteina me të cilën virusi futet në qelizat njerëzore.

 

Nëse hartojmë pemët familjare të këtij virusi dimë që kjo rrjedh nga viruset që qarkullojnë në natyre dhe nuk ka lidhje me shpikjet laboratorike. Nëse shikojmë sekuencën është 97% identik me viruset që ndodhen në lakuriqet e natës, ndërsa 3% ndryshim është evolucioni në natyrë që ka kaluar nga lakuriqi i natës tek një kafshë tjetër dhe më pas te njerëzit”, u shpreh ajo.

 

A ngjan ky virus me HIV?

 

Zalli: Ka homologji edhe me Hiv, por nuk mund ta shpikin shkencëtarët në laborator, pasi genomi futet në kompjuter dhe të tregon se cili pjesë e virusit duhet ndryshaur për të infektuar qelizat e njerëzve më shumë. Dhe sekuencat në kompjuter nuk dallohen.

 

Si shpjegohet përzgjedhja e virusit ndaj viktimës?

 

Zalli: Një grup shkencor kinezësh ka shpjeguar se COVID-19 ka ndryshuar kodin gjenetik dhe ka të paktën 30 variacione të ndryshme gjenetike të virusit. Shkencëtarët kanë analizuar 11 lloje të koronavirusit nga pacientë të ndryshëm dhe rezultatet tregojnë që disa nga llojet e mutacioneve të virusit janë shumë më agresiv se të tjerët. Disa mutacione ishin në gjendje të gjenereonin 270 herë më shumë ngarkesë virale dhe kjo mund të shpjegojë se përse disa kalojnë në pneumoni dhe disa të tjerë jo. Por ky sërish është vetëm një studim që duhet veërifikuar.