Shkencëtarët zbulojnë ‘super rrufenë’ njëmijë herë më të ndritshme se goditjet tipike...

Shkencëtarët zbulojnë ‘super rrufenë’ njëmijë herë më të ndritshme se goditjet tipike të rrufesë

356
0

Herë pas here, Toka na kujton se është e aftë të lëshojë një energji të furishme.

Rasti në fjalë: shkencëtarët sapo kanë zbuluar një ekstrem të ri në pikat e nxehta të aktivitetit të rrufesë të quajtur ‘super rrufeja’: goditje të forta të rrufesë që janë deri në 1000 herë më të ndritshme se goditjet tipike të rrufesë. Vëzhgimet vijnë nga studiuesit në Laboratorin Kombëtar të SHBA-së Los Alamos, të cilët përdorën satelitët për të matur ngjarjet ekstreme të rrufesë. Super rrufetë u zbuluan për herë të parë nga të dhënat satelitore në vitet 1970. Që nga ajo kohë, shkencëtarët e atmosferës kanë debatuar për atë që me të vërtetë llogaritet si super rrufe, sepse matjet e marra nga instrumente të ndryshëm mund të ndryshojnë.

 

“Kur të shihni një rrufe nga hapësira, do të duket shumë më e errët sesa sikur ta shihnit nga niveli i tokës sepse retë bllokojnë pak dritën” , tha Peterson , duke shpjeguar se si matjet satelitore mund të ndryshojnë nga detektorët e bazuar në tokë.

 

Ekziston edhe pyetja nëse super rrufetë mbingarkohen nga ndonjë fenomen unik, apo nëse janë goditje më të mëdha se rrufetë e zakonshme.

 

“Të kuptuarit e këtyre ngjarjeve ekstreme është e rëndësishme sepse na tregon se për çfarë është e aftë rrufeja të bëjë”, tha Peterson, i cili ka zbuluar disa goditje të rrufeve rekord në vitet e fundit – duke përfshirë një mega rrufe (rrufeja me kohë të gjatë) që shtrih