Shkarkohet drejtori i Policisë së Durrësit, Alfred Çepe. Mësohet se në vend të tij është emëruar Lorenc Shehu.
Më herët ky i fundit mbante postin e shefit të RENEA. Prezantimi i Shehut do të bëhet ditën e sotme.
Ndërkaq, në ditë në vijim priten shkarkime të tjera drejtuesish në komisariate.
Po ashtu këto lëvizje në policinë e Durrësit vinë në një kohë kur u sekuestruan 137 kg kokainë në bashkëpunim me autoritete greke dhe DEA-n amerikane.
Ndonëse operacioni i koduar “Kuito” ishte mjaft i mirëmenduar, ku në Greqi u bë edhe zëvendësimi me oriz i lëndës narkotike, duket se diçka nuk shkoi mirë në Shqipëri.
Burime jo zyrtare kanë bërë me dije se operacioni mund të ketë dekonspiruar, pasi një nga personat i dyshuar si porositësi, Gentian Malindi arriti të arratisej.