EMRI/ E rëndë, vritet me breshëri kallashnikovi tek pinte kafen e mëngjesit...

EMRI/ E rëndë, vritet me breshëri kallashnikovi tek pinte kafen e mëngjesit i vetëm 35-vjeçari

629
0

 

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lushnjen këtë mëngjes. Një 35-vjecar i identifikuar si Besmir Hida është vrarë me breshëri kallashnikovi.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, e cila ka ndodhur vetëm pak minuta më parë.

Paraprakisht mësohet se 35-vjeçari ka qenë duke pirë kafenë katin e dytë të një lokal në lagjen “Gafur Muça” dhe është qëlluar për vdekje me breshëri kallashnikovi nga dy persona.

Hida ka mbetur i vdekur në vend, ndërkohë autorët janëlarguar menjëherë pas ngjarjes me një automjet.

Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse viktima është qëlluar në afërsi, apo që në katin e poshtëm të lokalit. Po ashtu Ende nuk ka informacione të detajuara rreth viktimës, por është mësuar se Hida kishte një pikë grumbullimi makinash të përdorura.