SHKARKOHET DREJTORI I AKU? ÇUÇI I PROPOZOM RAMËS LARGIMIN E AGRON HETOSË

SHKARKOHET DREJTORI I AKU? ÇUÇI I PROPOZOM RAMËS LARGIMIN E AGRON HETOSË

409
0

Gati shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKU, Agron Hetoja. Burime, kanë bërë të ditur për AlertNeës.al se, Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi i ka kërkuar Kryeministrit Rama, në mbledhjen e qeverisë që po mbahet tani, shkarkimin e Drejtorit të AKU, Agron Hetoja dhe zëvendësimin e tij.

 

Përveç skandaleve të fundit, ankesave të pafundme të biznesit ushqimor, mësohet se hetoja ka pasur një sherr ditët e fundit në Ministrinë e Bujqësisë, por nuk sqarohet nëse me ministrin, apo me drejtues tjerë të këtij institucioni. Ndërkohë, nga AKU mësohet se hetoja, ditët e fundit ka qenë tejet i acaruar dhe nëpër korridore e paradhomën e tij dëgjohen vetëm të bërtitura.