Shitblerja e votave në Shqipëri, 3 europarlamentarë kërkojnë sqarime

Shitblerja e votave në Shqipëri, 3 europarlamentarë kërkojnë sqarime

361
0

Tre europarlamentarë i kanë shprehur shqetësimin e tyre  Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell për fenomenin e shitblerjes së votave në Shqipëri.

Përmes një letre ata kanë pyetur Borrell se përse kjo problematikë nuk është përfshirë në raportin e Komisionit Europian 2020 për plotësimin e kushteve nga Shqipëria.

Lajmin e bëri të ditur raporteri për Shqipërinë në PPE, David Lega i cili në një postim në Tëitter.

David Lega, Michael Gahler dhe Lukas Mandl pohojné se shitblerja e votës është një problem serioz për vendet demokratike si dhe kusht i BE për Shqipërinë.

“Blerja e votës është një problem serioz Borrel. Sot i kërkuam Josep Borrel përse Komisioni Europian nuk ka përmendur shitblerjen e votës në raportin e 2020. Nisja e hetimeve ndaj të akuzuarve për blerjen e votave është një kusht thelbësor për BE dhe jo vetëm për PPE.

Si raporter për monitorimin e Shqipërisë, gjithmonë do të fokusohem tek sundimi i ligjit dhe demokracia. Shitblerja e votës është një problem serioz për demokracinë dhe nuk mund të pranohet në një vend kandidat për në BE.”, shkruan David Leaga në Twitter. /Opinion.al