Shifrat e fundit të Covid-19: Regjistrohet numri më i LARTË i rasteve...

Shifrat e fundit të Covid-19: Regjistrohet numri më i LARTË i rasteve të reja që nga fillimi i pandemisë, bie numri i viktimave (BILANCI)

348
0

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike të dhënat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1684 testime, nga të cilat 381 kanë rezultuar pozitivë.

 

Pavarësisht përkjekjes së mjekëve, kanë ndërruar jetë 5 qytetarë, duke e çuar në 532 numrin total të jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë.

 

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1684 testime, 106 të shëruar, 381 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

 

Ju informojme për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet Covid.

 

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1684 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 381 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

 

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

 

125 raste në Tiranë, 33 në Korçë, 27 në Fier, 26 në Krujë, nga 17 raste në Shkodër, Kavajë, nga 15 raste në Vlorë, Mallakastër, 14 në Pogradec, nga 13 raste në Lezhë, Gramsh, 12 në Tropojë, nga 9 raste në Kurbin, Përmet, Kuçovë, 7 në Kukës, 6 në Sarandë, 5 në Librazhd, 4 në Mat, 2 në Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Mirditë, Lushnje.

 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 106 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,473 që nga fillimi i epidemisë.

 

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 336 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

 

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 5 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 54 vjeçar nga Korça, një 64 vjeçar nga Librazhdi, një 64 vjecar dhe dy 66 vjeçarë nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e COVID19, mbani maskë në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik, lani dhe dezinfektoni duart sa më shpesh.

 

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

 

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

 

Lutemi të qëndroni të izoluar nëse jeni të konfirmuar me covid19 apo në pritje të përgjigjes së testimit.

 

COVID-19 – Statistika (3 Nëntor 2020)

 

Raste të reja ditore                             381

 

Të shëruar ne 24 orë                          106

 

Të shtruar në spitale                           336

 

Humbje jete në 24 orë                                    5

 

 

Testime ditore                                    1684

 

Testime totale                        129,822

 

Raste pozitive                 21,904

 

Raste të shëruara          11,473

 

Raste Aktive                     9,899

 

Humbje jete                      532

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë             4968

 

Durrës             906

 

Fier                   773

 

Korçë              630

 

Shkodër            556

 

Lezhë                450

 

Elbasan             446

 

Vlorë             414

 

Berat             292

 

Kukës                 216

 

Gjirokastër        151

 

Dibër               97