SHIFRA ALARMANTE/ 5 mijë kosovarë heqin dorë nga nënshtetësia e tyre, ja...

SHIFRA ALARMANTE/ 5 mijë kosovarë heqin dorë nga nënshtetësia e tyre, ja kë zgjedhin

565
0

Në Republikën e Kosovës, gati 5 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga nënshtetësia e tyre duke parë si zgjidhje më të sigurt për marrjen e nënshtetësisë nga vendet e Europës Perëndimore që nuk e lejojnë dyshtetësinë si Gjermania, Austria.

 

Këto shifra janë rritur ndjeshëm brenda vitit 2019, sipas të dhënave të siguruara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës. Burime nga kjo ministri bëjnë me dije se nënshtetësia që zgjedhin më tepër qytetarët e saj është nështetësia  gjermane,sllovene duke u bazuar tek niveli I lartë ekonomik I këtyre vendeve.

 

Qytetarët që kanë zgjedhur të heqim dorë nga nënshtetësinë e tyre  shprehen se nuk ndihen të kënaqur me vendimin që kanë marrë edhe pse këmbëngulin  që këtë akt e kanë ndërmarrë për  të  siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.

 

Një zë shqetësues për këtë situatë vjen edhe nga komuniteti i sociologëve, të cilët e shohin si alarmant këtë situatë për Kosovën dhe të ardhmen e saj.