
Sipas raportimeve të fundit, numri i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në 106, shkruan The Guardian.
Zyrtarët shtetërorë të Kinës kanë treguar se shumë shtete janë mobilizuar që t’i evakuojnë qytetarët e tyre nga qyteti i Wuhanit. Deri tani Franca, Koreja Jugore, Turqia dhe Gjermania janë mobilizuar për t’i tërhequr qytetarët e tyre me anë të fluturimeve direkte.
Në Kinë deri tani janë regjistruar përafërsisht 4.515 raste, 1.000 prej të cilave janë më të rënda. Gjithashtu në Pekin është raportuar viktima e parë e këtij infeksioni. Edhe pse numri i të infektuarve është duke u rritur shumë shpejtë, gjithsesi sipas zyrtarëve shëndetësorë ky numër nuk është dhe aq i lartë, në krahasim me popullsinë e madhe.
Tanimë është raportuar që shumë fluturime janë anuluar, shumë dyqane dhe hapësira publike janë mbyllur. Kujtojmë se të hënën janë raportuar edhe raste të infektuara në Gjermani, Kanandë dhe Sri lanka.