Sherri mes Balinës dhe Beatrix/ Këngëtarja fshin postimet, opinionistja reagon sërish

Sherri mes Balinës dhe Beatrix/ Këngëtarja fshin postimet, opinionistja reagon sërish

248
0

Një konflikt ka dal në dritë ditën e djeshme mes Beatrix Ramosajt dhe Balina Bodinakut. Këngëtarja publikoi disa mesazhe të mbërritur në adresën e saj, ku ndër të tjera shihej se Balina i kishte thënë se një mikeshë e saj e kishte informuar se këngëtarja është në Dubai ishte me të dashurin.

Balina reagoi duke e akuzuar për shpifje, pasi publikoi bisedën. Opinionistja e Big Brother tha se komunikimi ishte privat dhe se kjo situatë i dukej shumë absurde. Pak kohë më vonë, këngëtarja ka fshirë postimet mbi situatën e ndodhur. Për të sqaruar edhe më tej këtë debat, Balina ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, ku sqaroi edhe njëherë situatën.

“Kjo është një situatë që do kisha dashur të mos flisja se është më shumë e stisur sesa reale. Kuptimi që iu dha është shumë larg të vërtetës dhe nuk e di pse u bë e as nuk e marr përsipër që ta analizoj. Dje kam bërë një reagim, të cilit nuk do të doja ti shtoja as ti hiqja ndonjë gjë. Nuk dua ta analizoj çfarë ka Trixa. Unë mund të sqaroj vetëm pozicionin tim në këtë mes, është komunikim privat dhe nuk është as i saktë as i plotë.”– tha ajo.