Sherr në Elbasan, dhunohet me sende të forta një shitëse dyqani, arrestohet...

Sherr në Elbasan, dhunohet me sende të forta një shitëse dyqani, arrestohet autori (Emri)

225
0

 

Një 44-vjeçar është venë në pranga pasi është konfliktuar dhe më pas e ka goditur me sende të forta një shitëse dyqani në qytetin e Elbasanit. Policia thekson se e plagosura është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në pranga përfundoi shtetasi Alert Carroshi 44 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Godet me sende të forta një 21-vjeçare, vihet në pranga nga Policia 44- vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  pas marrjes së njoftimit nga qytetarët për një konflikt që po ndodhte në një dyqan, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit duke arrestuar në flagrancë shtetasin :

Alert Carroshi 44 vjeç,  banues në Elbasan,  pasi në lagjen “5 Maji”, Elbasan,  në një dyqan ushqimor është konfliktuar për motive të dobëta me shitësen dhe me pas e ka goditur atë me mjete të forta,  e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale,  “Plagosje e rëndë me dashje”.