Sherr në autobus, çifti ia plas grushtit mes pasagjerëve (VIDEO)

Sherr në autobus, çifti ia plas grushtit mes pasagjerëve (VIDEO)

4222
0

vNjë keqkuptim i momentit ka sjellë kaos në autobusin e aeroportit të Alicante.

Teksa mjeti po udhëtonte drejt aeroportit spanjoll, një çift, burrë dhe grua kanë shkëmbyer grushte dhe shkelma me njëri-tjetrin, duke shkaktuar panik te pasagjerët.

Çifti i ri, i cili duket në gjendje të dehur udhëtoi nga Anglia për të shijuar disa ditë pushimi në Spanjë, por e gjetën veten në faqet e para të mediave botërore.

Policia spanjolle ka shoqëruar në komisariat dy protagonistët, si dhe dëshmitarë të sherrit, ku pritet të mësohet edhe shkaku që i dërgoi të bënin këtë shfaqje të turpshme.