Sherr me thika, plagoset rëndë 20-vjeçari, 2 të arrestuar

Sherr me thika, plagoset rëndë 20-vjeçari, 2 të arrestuar

503
0

Një sherr me thika raportohet të ketë ndodhur në Përmet.

 

Mësohet se një 20-vjeçar është goditur disa herë me thikë nga dy të rinj. I plagosuri, V.Xh për shkak të plagëve të rënda është nisur me urgjencë drejt Traumës në Tiranë.

 

Ndërkaq, policia ka arrestuar dy autorët. Të arrestuarit janë A.Z. 25 vjeç dhe M.A. 26 vjeç, banues në Përmet.

 

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për hetime të mëtejshme.