Shënohet incidenti i parë në protestë, hidhen tymuese dhe shashka te dera...

Shënohet incidenti i parë në protestë, hidhen tymuese dhe shashka te dera e kryeministrisë

397
0

Shënohet incidenti i parë në protestën e opozitës së bashkuar para kryeministrisë.Protestuesit kanë hedhur tymuse, flakadanë dhe shashka para derës së kryeministrisë. ‘Ne do vazhdojmë marshimin e protestës. Streha e korrupsionit është e rrethuar, Rama ik’, shprehet ish deputeti demokrat Flamur Noka i cili mori i pari fjalën në protestë.  Nuk dihet se çfarë do të ndodhë në vijim të protestës, ndërkohë që protestuesit kanë filluar marshimin nëpër rrugët e Tiranës pas thirrjes së ish-deputeti Noka.