Shenjat paralajmëruese që ju dërgon trupi kur ka nevojë për ndihmë (Foto)

Shenjat paralajmëruese që ju dërgon trupi kur ka nevojë për ndihmë (Foto)

404
0

Trupi ynë i ngjan një mekanizmi ku çdo organ dhe sistem është i ndërlidhur në mënyrë të përsorur me njëri-tjetrin. Shpeshherë ai dërgon sinjale dhe shenja, të cilat nëse i neglizhoni mund të çojnë në probleme shëndetësore të rënda. Në këtë artikull ne ju njohim me pesë prej shenjave paralajmëruese që ju dërgon organizmi në rast të mungesës së vitaminave dhe mineraleve kryesore :

Pagjumësi, nervozizëm dhe dhimbje këmbësh: Në qoftë se ndiheni vazhdimisht nervozë, vuani nga pagjumësia dhe keni dhimbje këmbësh keni mungesë të theksuar të kaliumit dhe magnezit. Për të përmbushur nevojat e këtyre dy mineraleve, duhet të hani pothuaj çdo ditë, domate, banane, portokaj dhe spinaq. Lëkurë e thatë: Lëkura e thatë nënkupton mungesë të vitaminës E. Kontrolloni regjimin ushqimor që po ndiqni dhe përfshini në të më shumë perime, acide yndyrore Omega-3 të vajit të ullirit, arra dhe peshk. Dëshira për të ngrënë akull: Nëse papritmas keni dëshira të hani akull dhe ushqime të ftohta, atëherë mund të keni anemi dhe mungesë të hekurti. Burimet më të mira të hekurit janë  mishi i viçit, vezët dhe molusqet. Mishra dhëmbsësh të gjakosur: Të gjithëve mund t’ju ndodhë të keni gjakderdhje gjatë larjes së dhëmbëve, por nëse kjo gjë përsëritet herë pas here është shenjë paralajmëruese e mungesës së vitaminës C. Hapi i parë që duhet të bëni është të shtoni dozën e ushqimeve të mëposhtme si agrume, spinaq, speca jeshilë dhe të kuq, domate, lakër, lulelakër dhe brokoli. Ju hahen të ëmbla: Nëse papritmas ndjeni një dëshirë të fortë për të ngënë sa më shumë të ëmbla, trupi juaj është duke kërkuar glukozë. Mos abuzoni me ëmbëlsirat dhe pijet me sheqer e ngjyrues artificialë. Dietologët ju këshillojnë të hani çokollatë të zezë ose mjaltë.