Sharon Stone “fal” Madonën

Sharon Stone “fal” Madonën

430
0

“Është frustruese të lexosh se Whitney Houston dhe Sharon Stone kanë një karrierë që unë nuk do e kem kurrë. Ato janë tmerrësisht mediokre”. Këto fjalë të shkruara nga Madona 25 vite më parë në një letër private po bëjnë xhiron e mediave ndërkombëtare. Mbretëresha e Popit nuk e ka komentuar publikimin e letrës, por ajo që ka folur është Sharon Stone. Ylli hollivudian i përgjigjet me elegancë mikeshës së saj Madonna, ku i thotë se e adhuron dhe se nuk do t’i kundërvihet për këto fjalë të publikuara vjedhurazi vite më parë. Aktorja 59–vjeçare shkruan se edhe ajo ka dashur të jetë një yll i popit, madje rrëfen se në momente të caktuara është ndjerë mediokre. Letra e shkruar nga Madonna në vitet ’90-të, pritet të dalë në ankand.

Shperndaje