Shamikuqja përfundon në spital, çfarë i ka ndodhur?

Shamikuqja përfundon në spital, çfarë i ka ndodhur?

366
0

Aktorja turke, Turkan Soray, e njohur për rolin e protagonistes në filmin e famshëm “Shamikuqja” ka përfunduar në spital dhe i është nënshtruar një operacioni pas disa krizave që ka pasur ditët e fundit. Pak kohë më parë, mediat turke publikuan lajmin se ‘sulltanesha’ e kinematografisë turke është prekur nga një sëmundje e rrallë që njihet si sindroma Cushing – një sëmundje që shkaktohet nga prodhimi i tepërt i kortizolit. Pas shtimit të vazhdueshëm në peshë, me gjithë trajtimet në dy vjet, aktorja e bukur i drejtuar sërish sallës së operacionit: “Për shkak të sindromës Cushing, Turkan Soray ka kryer një ndërhyrje dy vjet më parë. E njëjta syndromë i ka prekur edhe veshkën e dytë, ndaj ajo ka filluar sërish trajtimin…” – tha menaxherja e aktores 72-vjeçare, Bircan Silan, për mediat turke. Edhe pse operacioni është mbajtur në fshehtësi të plotë, edhe emri i spitalit po ashtu, mësohet se Asya është në kontrollin e vazhdueshmë të mjekësve dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Cfarë është Sindroma Cushing?

 

Sindroma Cushing është një sëmundje që shkaktohet nga prodhimi i tepruar i kortizolit, një hormon i prodhuar nga gjendrat mbiveshkore. Prodhimi i tij është i rregulluar nga hipotalamusi dhe hipofiza dhe ky hormon luan një rol të rëndësishëm për organizmin, por një tejkalim i normës mund të jetë i dëmshëm. Sindroma Cushing prek rreth tri herë më shumë femrat se meshkujt dhe është një sëmundje që mund të ketë rezultat fatal, kështu që njerëzit që vuajnë prej saj duhet të ndjekin një kurë të rregullt dhe një regjim ushqimor shumë të fortë.