Shakohoxha shkarkohet nga Supersport? Ilda BEJLERI ndez rrjetin: Kush e hoqi këtë...

Shakohoxha shkarkohet nga Supersport? Ilda BEJLERI ndez rrjetin: Kush e hoqi këtë “drejtorin”? (FOTO)

359
0

Mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale ka qarkulluar lajmi se drejtori i Supersport, Dritan Shakohoxha është shkarkuar nga ky post.

Për momentin nuk dihet ende nëse ky lajm është i vërtetë apo jo, por për t’I hedhur “benzinë”, zjarrit ka menduar Ilda Bejleri, ish-gazetare e Supersport.

Bukuroshja e ekranit u largua nga Supersport pikërisht nga Shakohoxha për një përplasje mes tyre. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ilda ka “thumbuar” Shakohoxhën duke folur me ironi se kush e hoqi nga puna.

“Uau! Shkarkohet “drejtori i Supersport”. Po këtë “drejtorin” kush e hoqi” shkruan Ilda Bejleri në postimin e saj.

ilda.png