Serbia të njohë Kosovën”, ja si e lexuan mediat serbe thirrjen e...

Serbia të njohë Kosovën”, ja si e lexuan mediat serbe thirrjen e kryeministrit Rama në OKB

371
0

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara mbrëmjen e djeshme, ftoi  shtetin e Serbisë, që të lë mënjanë “inatet” e vjetra kundrejt Kosovës dhe të njohë pavarësinë e saj.

Kjo kërkesë e kryeminiatrit u përcoll me ironi nga përfaqësuesja e Serbisë, e cila u kap nga kamerat duke tundur kokën teksa fliste Rama për Kosovën.

Këtë deklaratë “të guximshme” të shefit të ekzekutivit  e kanë raportuar gjerësisht edhe mediat serbe. Ajo që bie në sy është fakti se ndryshe nga herët e tjera, ato nuk e etiketuan  thirrjen e Ramës si “provokim” por i qëndruan me korrektësi fjalës së tij.

“Rama: Ka ardhur koha që miqtë tanë serbë ta njohin pavarësinë e Kosovës”- kështu e nis titullin e shkrimit media serbe “Sputnik”,  e cila vijon më tej duke cituar kryeministrin shqiptar, Edi Rama si vijon: “ka ardhur koha që të gjitha vendet e këtij Kuvendi, veçanërisht miqtë tanë serbë, ta njohin pavarësinë e Kosovës” dhe ta pranojnë, argumenton ai, realitetin si bazën e vetme të besueshme për ndërtimin e një të ardhme më të mirë të përbashkët”-thuhet në shkrim.