Së shpejti në treg libri “Verë dhe Dashuri”, nga Ismail Lile

Së shpejti në treg libri “Verë dhe Dashuri”, nga Ismail Lile

779
0

“Zoti pati bërë veç ujin, por njeriu bëri verën”, është një thënie nga Victor Hugo. Sepse vera ka qenë shoqëruesja më e mirë e njeriut në shekuj, e pranishme në gezime, në vetmi, në shoqëri, dhe shija e saj ka ndrushuar e frymezuar me ide shumë njerëz. Për të na treguar bukrinë, shijen, pasionin për verën, Ismail Lile sjell së shpejti në treg librin “Verë dhe dashuri”,librin e tij të parë. Jo më kot autori e ka titulluar “Verë dhe Dashuri”, pasi sapo të filloni leximin e tij do të mahniteni nga efekti çudibërës i verës, kësaj pijeje që ushqen dhe rrit dashurinë, që bën që bashkë me shijen e saj të kalojë në qënien tuaj një magji, që nuk ka emër tjetër veçse dashuri.

………………………

 

Në parathënien e librit, redaktorja letrate Hiqmete Daja shkruan: Duke lexuar këtë vëllim do të shihni një formim jo thjehst të një libërshkruesi, port ë një njeriu të frymëzuar e me një talent të rralllë. Autori I këtij vëllimi shpalos ndjenjat e tij jo vetëm në poezitë që vijnë natyrshëm e bëjnë fole në zemrën e lexuesit për ndjesitë që përcjellin dhe kjo gjithnjë e lidhur me verën dhe dashurinë, pork y autor që ndonëse vjen për herë të parë teje lexues I nderuar, flet bukur edhe në tregimet e tij. Natyrisht nuk kishte si  ë mungonte në këtë vëllim dashuria dhe kjo e shprehur në një natë të shfrenuar dashurie me gotat e verës pranë, duke thyer të gjitha tabutë e një rregjimi diktatorial, që kishte vrarë shumë dashuri e mbi të gjitha e kishte dënuar popullin e tij që të mohonte dashurinë e jetës. Lexues i dashur, në tregimin e parë “Ajo natë ishte ndryshe”, jo vetëm do të mahnitesh nga një natë dashurie, që rrallë mund t’i qëllojë dikujt të shijojë por ajo që do të mahnisë do të jetë origjinaliteti i të shprehurit, zbuluar pa asnjë perde I një dashurie në intimitetin e saj më të thellë, me një dëshmitar të vetëm, hënën, element ky i përdorur në mënyrë metaforike nga autori. Të gjitha ilustrimet e këtij vëllimi janë me fotografi të shkrepura e të përpunuara nga autori, fakt I cili I rrit ndjeshëm vlerat e këtij vëllimi.

Promovimi i librit do të bëhet më datë 13 shtator në orën 15-19 në kantinën e verës “Vila Shehi”, në Gjokaj, Tiranë, në praninë e personaliteteve nga fusha e biznesit, artit, kulturës, kulinarisë dhe dashamirësve të librit, por edhe të verës.

 

Fotografia e Ismail Lile

Kush është Ismail Lile

Ismail Lile ka lindur në Tiranë më 29 mars të vitit 1952 në një familje punëtorësh përmetarë. Ka mbaruar arsimin e mesëm të Përgjithshëm  dhe arsimin e mesëm profesional më degën mekanikë, nga ku ka vazhduar edhe Universitetin pa shkëputje nga puna në degën inxhinierike, por për shumë arsye, sidomos ato biografike dhe pune nuk ka arritur ta përfundojë. Në vitin 1974 deri në vitin 1984 ka punuar si drejtues I degës së Transportit në Qendrën Arsimore të tiranës dhe disa vite për aftësi të larta profesionale ka dhënë mësimë në shkollën profesionale për transportin e mekanikën si mësues i jashtëm. Viti 1991 e gjeti si nismëtar të krijimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, kontribut të cilin e ka vazhduar pa ndërprerje deri në vitet e mëvonshme. Në vitin 2010 e shohim si themelues e kontribues i klubit të shefave të Kuzhinës shqiptare në detyrën e Drejtorit të Marrdhënieve me publikun.

Fotografia e Ismail Lile

Më pas e në vazhdim ai kontribuon në organizime të ndryshme të veprimtarive të këtyre shoqtave si evente, promovime e takime kombëtare e ndërkombëtare. Krijimtaria e tij letrate është e hershme. Ajo ka nisur që në rini duke botuar skica letrate e poezi në organe të ndryshme të shtypit të saj kohe. Siç dihet tregimi I tij I parë që po sheh dritën e botimit në këtë vëllim është krijuar në vitin 1975. Ai ka shkruar dhe vazhdon të shkruaj derisa vendosi të dalë para lexuesit me këtë vëllim të parë të titulluar “Verë dhe Dashuri”, botim, i cili premton shumë që të inkurajojë autorin për krijime të tjera që do të ndjekin këtë vëllim.