“S’do ta harroj kurrë momentin…”, Dua Lipa uron Pavarësinë e Kosovës

“S’do ta harroj kurrë momentin…”, Dua Lipa uron Pavarësinë e Kosovës

409
0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka uruar pavarësinë e Kosovës teksa ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto të sajën të animuar, me flamurin në sfond.

Krahas postimit, Dua tregon se ende i vijnë në kujtesë emocionet e bukura të momentit të shpalljes së Pavarësisë, të cilën e ndiqte live në ekran.

“Gëzuar ditën e Pavarësisë Kosovë! 13 vite! S’do ta harroj kurrë momentin kur e ndiqja live në TV, teksa jetoja në Prishtinë. Emocione, emocione, emocione, energjia e qytetit! E paharrueshme! Krenare të shoh deri ku ke arritur dhe sa shumë do të arrish!”- janë fjalët e saj.