Sarandë: Skandal në shtëpinë e jetimëve

Sarandë: Skandal në shtëpinë e jetimëve

684
0

Një vajzë jetime invalide rrezikon të mbetë në rrugë pas një martese të dështuar dhe një aborti me dhunë. Një histori e trishtë abuzimi ndaj vajzës që u rrit në jetimore. E rritur si fëmijë I braktisur, ku asnjeherë nuke kërkoi kush apo nuk pati një lidhje familajre të largët vajza kaloi fëmijërinë dhe adoleshencën në shtëpinë e jetimëve Sarandë. Fatjona ka shfaqur probleme në zhvillimin e saj. Pas mbarimit të 8 vjeçares ajo vazhdoi të qëndronte në shtëpinë e fëmijëve dhe të kujdesej për më të vegjlit në këmbim të strehëzës për të fjetur aty. Vit pas viti e abuzuar shëndeti I saj rëndohet. Pas një shtatëzanie si minorene ajo lind në një maternitet të Tiranës dhe foshnjëne lë për adoptim. E kthejnë aty në Sarandë, me një ndërhyrje në organet gjenitale. Pasi mbush 16 vjeç duhet të largohet nga jetimorja. Ajo nuk ka ku të shkoj. Rezulton invalide e shëndetit mendor dhe merr nje pension 9 mijë lekë në muaj.

Tani 22 vjeç atë, Fatjona Keçon, 3 muaj më parë, në 30 tetor e martuan me një të sëmurë epileptic nga Delvina. Martesa me mblesëri nga administratoret e strehëzës.

Duket se diçka do të ndryshojë në fatin e saj deri 3 ditë më parë kur mbetet në mes të katër rrugëve.

Në nja nga kafenetë e rrrugicës së shtëpisë së fëmijëve ajo dridhet. S ka ku të shkoj, në jetimore s ka më vend. Në shtëpinë e burrit në Delvinë nuk do të kthehet. Kujton me tmerr krizat epileptike të burrit që I dhanë. Me lot në sy tregon për abortin në maternitetin e Sarandës.

Përgjegjësja e maternitetit, Rajmonda Çondi pohon se ishte një abort në kushtet e presionit nga vjerra e Fatjonës, një embrion 1 muaj e gjysmë përfundoi në koshin e maternitetit.

Pas abortit atë e lënë te porta e shtëpisë së fëmijëve. Nuk mund të hyjë më aty nuk I lejohet. Një martesë e pazyrtarizuar ka mbetur pas dhe ajo tani nuk ka ku të shkoj.

Administratoret e shtepisë së jetimëve e presionojnë atë, nuk kanë ku ta çojnë, vendi I saj është zënë nga 3 të punësuar të reja muajt e fundit në strehën ku jetimët si numër janë në ulje po stafi I të punësuarve është në rritje.

Toleranca e burokracisë locale është një leje qëndrimi 10 ditë në strehën e saj më pas duhet të shkoj…

Ku?? Asnjë qendër afatgjatë shërbimi apo rehabilitimi! Fatjona ishte në jetimore si një motër e madhe e sëmurë që bënte çdo punë..tani pas martesës që stisën drejtueset e qendrës ajo nuk ka ëm të drejtë të kthehet aty…

Dhjetë ditë qëndrimi…vetëm kaq me pas kalvari I pasigurisë e prêt të renë jetime.