Sara Hoxha i surprizoi të gjithë kur publikoi foton shtatzënë, i vogli...

Sara Hoxha i surprizoi të gjithë kur publikoi foton shtatzënë, i vogli London paska nisur përgatitjen për bebushin e ri [FOTO]

117
0

 

Sara Hoxha është një ndër personazhet më aktivë në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndan momente nga jeta e saj private. Sara së bashku me moderatorin Ledion Liço, janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë London.

Ditën e djeshme Sara ka habitur fansat, pasi ka publikuar një foto me barkun e rrumbullakosur, ku ka zbuluar se po pret një fëmijë tjetër.

“Një tjetër kryeqytet Europian po vjen…”- shkruan Sara, krahas fotos ku i duket barku i rrumbullakosur.

Ndërkohë që ditën e sotme, ajo ka publikuar në Instastory në foto të vogëlushit London, i cili po përgatitet që tani për bebushin e ri që do të vijë në familje.

“Duke u praktikuar”, janë fjalët e Sarës në foton ku i vogli shfaqet duke shtyrë karrocën e tij.

 

loading...