Salianji: Ja njerëzit që u vranë për parcelat e hashashit të Edi...

Salianji: Ja njerëzit që u vranë për parcelat e hashashit të Edi Ramës

614
0

Ervin-Salianji1-847x477-550x310

Partia Demokratike ka denoncuar përmes Sekretarit për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji mbjelljen e kanabisit në gjithë Shqipërinë.

Sipas Salianjit, disa qytetarë janë vrarë pikërisht për parcelat e mbjella me hashash.

“Mbrëmë gazetari investigativ që ka shkelur parcelat me drogë, Artan Hoxha, tha se informatori i tij është ekzekutuar, pikërisht pse ndihmoi atë të filmonte plantacionet me hashash. Një dëshmi tronditëse kjo që tregon se deri ku kanë shkuar grupet kriminale dhe pushteti që ato kanë falë pushtetit që ndajnë me Edi Ramën.Po ndërkohë dy vrasje kanë ndodhur këtë muaj, qartësisht për shkak të parcelave me drogë. Elidjan Pashaj nga Mallakastra u vra në Këlcyrë nga një trafikant që kishte zaptuar tokat atje e mbjellë me kanabisAltin Llani nga Fieri u vra në Tepelenë, pikërisht për tokat e mbjella me kanabis”-tha Salianji.

Salianji shtoi se ky biznes kriminal nuk është zgjedhja e shqiptarëve, por zgjedhja e Edi Ramës, i cili takson me 30 për qind çdo rrënjë të mbjellë.

Shperndaje