Salah thyen rekordin e Gerrard tek Liverpool

Salah thyen rekordin e Gerrard tek Liverpool

413
0

Mohamed Salah tashmë është një nga golashënuesit më të mirë i Liverpool në Champions League.

Egjiptiani shënoi dje ndaj Midtjylland golin e 22-të në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, duke kapërcyer në renditje legjendën e “The Reds”, Steven Gerrard.

Goli i djeshëm i Salah ishte më i shpejti që ka shënuar ndonjëherë Liverpool në Champions. Egjiptiani e dërgoi topin në rrjetë pas vetëm 55 sekondash lojë.

Aktualisht, edhe shokët e skuadrës së Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino, janë lart në renditjen e golashënuesve historikë të Liverpool në Champions, me senegalezin që ka shënuar 17 gola dhe brazilianin me 15.