Saga e një Dinastie 3/ Konflikti i fortë mes Ismail Qemalit dhe...

Saga e një Dinastie 3/ Konflikti i fortë mes Ismail Qemalit dhe Bektash Cakranit për koncesionet

55
0

Në emisionin “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj, u zhvillua pjesa e 3-të e “Saga e një Dinastie”. Konflikti i fortë mes Ismail Qemalit dhe Bektash Cakranit, shkak koncesionet…

Qëndrimit ngutës së qeverisë provizore i del përballë qëndrimi këmbëngulës i një opozite patriotësh së vendosur me në krye Bektash bej Cakranin, përfshi edhe disa ministra të tjerë të vetë qeverisë, ku në një memorandum drejtuar asaj, i kërkonte të anulonte koncesionet ndaj të huajve.

 

Po lind në Qeverinë e Vlorës një opozitë nga më të fuqishmet, kemi të bëjmë me një opozitë serioze e cila s’kërkuaka gjëra të erës dhe mërira, por gjëra fondamentale.

Siç mësojmë në këtë opozitë qënkan shumë njerëz të provuar në luftra kombëtare” shkruan Mihal Grameno në gazetën “Atdheu”

Opozita e parë në historinë e shtetit e nënshkruan atë me Bektash bej Cakranin dhe 67 krerë elitarë, si Faik Bej Konica, Hasan Bej Prishtina, Pandeli Cale, Dervish bej Hima, Fazil Pashë Toptani, Sotir Kolea, Baki bej Gjebrea, Hamid Bej Toptani, Sami Bej Vrioni, Qemal Bej Vrioni, Hajredin Bej Fratari, Ismail Bej Klosi etj.

Ministri i thesarit papritur pa që qeveria duke dërguar në fillim të shtatorit 1913 duke dërguar një forcë luftarake qindra trupash, ku vrasin banorët dhe djegin Pazarin e Cakranit.

 

Lufta mbrojtëse e dinastisë me shtetin, tashmë në një pozitë të vështirë, vazhdon në fushën diplomatike edhe letrat Fuqive të Mëdha dhe përkrahërit dhe themeluesit të shtetit shqiptar Austrisë.

 

“I kemi dërguar Qeverisë provizore një memorandum, për të cilin Shkëlqesia juaj ishte në dijeni. 300-400 banditë të dënuar me vdekje u dërguan si xhandarët e Ismail Qemal Beut në Cakran, ku kanë djegur pazarin, shkatërruar mullinj dhe vëndin e bagëtinë, për të ulur prestigjin e një familje të madhe dhe të tregojnë fuqinë e tyre duke terrorizuar popullin. Përveç dëmit të shkaktuar mbi 40,000 Napolonash.

 

Shqipërinë dhe qeverinë e tyre e krijoi kombi juaj e lartë për të çliruar shqiptarët nga zgjedha e huaj dhe për të treguar asaj dritën e qytetërimit, por jo për të na bërë skllevër Ismail Qemal Beu që si kryetar i qeverisë së përkohshme dhe kolegët e tij, të zëvëndësohet.” Shkruan Kontit Bertold Bektash Cakrani.

Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit zbarkon me të shpejtë në Vlorë, i pasuar nga një xhandërmari holandeze dhe për të hetuar konfliktin përfaqësuesi francez Leon Krajevski i raporton Stefen Pishon ministrit të jashtëm në Paris;

Por unë nuk mund të ndaloj së fajësuari Ismail Qemal Beun që përdori vartësite tij, të cilët në fakt, pasi morën urdhrat e tij, krijuan një gjëndje veprimesh nga më të keqardhshmet. Kush janë arsyet e konfliktit? Është, sipas mendimit tim, një që i përmbledh të gjitha: Lëvizjet në opozitë ndaj qeverisë së përkohshme të Ismail Qemal Beut nga Bektash Bej..

 

Më në fund, pas mosmarrveshjeve të shumta ndërkombëtare u emërua sovrani shqiptar, një monark gjerman Vilhem fon Vid, mes një situate kaotike, ai kërkoi nga familjet e mëdha të vinin në shërbim të shtetit të ri, së bashku me ushtritë e tyre, që ato i mbanin me pagesë dhe përfaqësuesit legjendë të Dinastisë. Bektash Bej Cakranit iu caktua Jugu shqiptar, i përmbytur tashmë me masakra andartësh ndaj civilëve dhe ngarkuar me probleme kufijsh.

 

Mallkimi i Shqipërisë…

Orienti shpërtheu papritur me dorën e zezë kundër monarkut Vid dhe mbështetësve të Shqipërisë Europiane me dorën e fanatikëve të Haxhi Qamilit. Frika ectë më me shpejtësi se drita, duke detyruar bujqërit e krishterë të Myzeqesë si njohës të vendit, të mbushnin radhët e ushtrisë së fanatikëve islamë, rast unikal në luftërat fetare. Qëndresën më të madhe në emër të monarkisë e shtetit të ri e bëri Dinastia me një reagim maksimal luftarak me të 4 vëllezërit Cakrani, por mbrojtësi i Jugut koloneli Bektash Bej vetëm në Lushnjë me rebelët la mbi 200 të vrarë. Depërtimi rebel ndaloi në Domenin e tyre në Cakran, duke djegur sarajet, gjithë pazarin, ku nuk harruan të digjnin dhe shkollën, së bashku me fëmijë brenda.

 

Këto tmerre luftrash shqiptare do të merrnin fund me ardhjen e ushtrisë perandorake austriake deri në Luginën e Vjosës. Ata i panë pasuritë natyrore, dhe u habitën me djegien e sarajeve bërë nga të njëjtët njerëz të fesë islame, ku me bashkpunimin e tyre ndërtuan rrugën Fier-Cakran, hekurudhën Selenicë-Seman si dhe rindërtuan sipas modelit të tyre sarajet-kështjellë, madhështi e merituar e Dinastisë.

 

Në një intervistë të hershme gjejmë këtë fakt; “Kështjella jonë kishte katër kulla, që dominonin kodrat e pyllëzuara dhe pjerrësitë përreth. Brenda në salla ishin të varura armë, kishte mobilie antike, qilima persianë, bizhuteri të çfarë do llojshme.. për të cilën kujdesej një numër i madh shërbëtorësh.. Kthehesha nga gjuetia, ku gjuaja derra të egër, dhelpra, shpendë dhe darkonim.. Vetëm ne kishim radio, kur njerëzit jetonin si në Perandorinë Otomane”.

 

 

 

Qeveria proitaliane, produkt i Kongresit të Durrësit…

Më 1918 solli për Shqipërinë fatkeqe një realitet kompleks i futjes së saj nën suazën italiane, por Dinastia duhet të kish syrin dhe veshin e saj atje. Hajredin Bej Cakrani në Kongresin e Durrësit lobon me Namik Bej Delvinën, Mehmet Bej Konicën etj. Si grupi proamerikan nga fituesit e L.1.Botërore dhe në minorancë largohet prej tij. Fatit të Shqipërisë i kishin mbetut tashmë orë, jo ditë ekzistence, kështu që Dinastia së pari në këtë situatë të mbrapshtë dërgon për zgjidhje Bektash Bej Cakranin, si njeriu kyç për mbajtjen e një Kongresi në Lushnjë, për mënjanimin e zgjedhës italiane, ndërsa tre vëllezërit e tjerë me ushtritë e trupat e tyre për mbrojtjen e Kongresit. Bektash Bej Cakrani mbajti barrën e madhe të përfaqësuesëve të Vlorës nën Italinë, një rrezik i barazvlefshëm sa vetë kongresi, deri në ardhjen e tyre, si dhe përfundimisht promovoi qeverinë e Kongresit, me një zgjedhje të ministrit të brendshëm, 24 vjeçarit Ahmet bej Zogolli, monarkut të ardhshëm shqiptar.

 

Lufta e Vlorës…

Nuk mund të mos kishte nevojën e Mallakastrës fqinjë, që më një qëndrim fisnik ndaj atdheut, flakte ngjarjet obskure që shfaqeshin në horizontin e ri. Senatori Bektash Cakrani, me një rrezik të lartë për të futur në konflikt Tiranën zyrtare ku bënte pjesë, me Qeverinë Italiane e ushtrinë pushtuese, ishte i vetmi që mori direkt pjesë në luftë së bashku me forcat e Mallakastrave, duke bashkuar qytetin e flamurit, me trungun shqiptar.

 

Rruga parlamentare kishte në përbërje të saj elita intelektuale që i tejkalonin kohët në një Shqipëri postosmane, por duhej dhe një revolucion social për të treguar qartazi rrugën e humbur për vite, drejt perëndimit, detyrë iluministe që koha ja ngarkonte dinastisë dhe ajo përfaqësuesëve të saj për kohën; “Ngrihet Z. Bektash Cakrani; -Unë qysh tani unë heq dorë nga titulli Bej. Tashmë duhet ta thërresim njëri këtu tjetrin zotërinj, se të tërë këtu të tillë jemi e si zotër e nderojmë më shumë veten, e sidomos, vatanin!” lexojmë në Parlamentarizmin shqiptar ‘20.