Sabiani në “Big Brother VIP” për vajza të bukura, e bija reagon...

Sabiani në “Big Brother VIP” për vajza të bukura, e bija reagon për herë të parë në rrjete sociale pas deklaratës së këngëtarit

378
0

Një ndër personazhet që u bë pjesë e “Big Brother VIP” mbrëmë ishte edhe këngëtari Sabian Medini. Artisti do të konkurrojë me 13 banorët e tjerë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Gjatë hyrjes Sabiani tha: “Do doja të kishte vajza të bukura aty brenda”. Pas kësaj deklarate, ka reaguar për herë të parë edhe vajza e tij, Keisi Medini. Modelja seksi ka një lidhje shumë të ngushtë me të atin, me të cilin nuk mungojnë fotot dhe videot në rrjete sociale. Ajo tregoi mbrëmë se është shumë krenare për babain e saj, të cilin e mbështet në çdo hap. Keisi publikoi në Instastory disa video të realizuara gjatë hyrjes së Sabianit në shtëpinë e madhe.

Krahas tyre, modelja shkroi: “Mbreti im”.

Keisi dhe Sabiani përveç babë e bijë, janë edhe miq shumë të mirë. Më herët Keisi zbuloi se ishte babai i saj ai që i shkrepte fotot provokuese të saj.