‘Sa vite u bënë që nuk je më?’ Rozana Radi kujton të...

‘Sa vite u bënë që nuk je më?’ Rozana Radi kujton të atin e ndjerë me fjalët prekëse

399
0

 

‘Sa vite u bënë që nuk je më?’ Rozana Radi kujton të atin e ndjerë me fjalët prekëse

Këngëtarja e njohur Rozana Radi ka kujtuar të atin e ndjerë në përvjetorin e tij të vdekjes. Përmes një postimi në Instagram, ajo shprehet me një mesah tepër prekës, duke treguar mungesën e madhe që ndjen. ‘Mos e lini këtë dorë të shkojë. Nuk do të ketë asnjë dorë tjetër në jetë si ajo e babait. Nuk ka, jo nuk ka’, shkruhet në foton e publikuar.

Screenshot_1_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.png

Më tej, Rozan e shoqëron postimin me të tjera fjalë, duke theksuar që i duken shumë e shumë vite që prej ditës, që ai është larguar.

 

‘Sa vite u bënë sot që s’je më? Po më duken më shumë se shumë! #ferdinantradi #daddy #missyou #mylife’, përfundon Rozana.

Screenshot_2_copy_copy_copy_copy_copy_copy.png

Kujtojmë që Ferdinand Radi u nda nga jetë në vitin 2004, 16 vjet më parë.

Ai ishte një ndër aktorët e njohur të skenës shqiptare. Kulmet artistike në film, aktori i pati si Zani nga ‘I treti’, kapter Mevlani nga ‘Historiani dhe kameleonët’, ku u nderua me kupën e Festivalit të IX, Sejmeni tek ‘Balada e Kurbinit’, arixhiu nga ‘Vdekja e kalit’ si dhe roli i fundit i Mishariut në filmin ‘Nata’.