Sa shpenzojnë shqiptarët për ushqime? Tre herë më shumë se vendet e...

Sa shpenzojnë shqiptarët për ushqime? Tre herë më shumë se vendet e BE-së

429
0

Jetesa në Shqipëri dhe kostot e saj janë diskutuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Opinion”. Njëkohësisht për të parë standardet e jetesës në Shqipëri janë sjellë edhe tabela krahasuese me vendet e rajonit.

Përmes shifrave të publikuara në emision, është bërë krahasimi i shpenzimeve kryesore të shqiptarëve me vendet e Bashkimit Europian.

Nga tabela vërehet se shqiptarët shpenzojnë thuajse 3-fishin e banorëve të BE për ushqim dhe pije joalkoolike, ndërsa bie në sy se për këto shpenzime shqiptarët përdorin 41.3% të të ardhurave të tyre.

Ndërkohë në vendet e BE janë më të larta kostot që lidhen me mirëmbajtjen e banesave apo transportin.