Sa larg jemi nga imuniteti i tufës? Përgjigjet Tomini, tregon si do...

Sa larg jemi nga imuniteti i tufës? Përgjigjet Tomini, tregon si do i kalojnë qytetarët festat e fundvitit

342
0

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini theksoi se këtë vit duhet të festojmë ngushtë, në familjet tona. Duke theksuar se deri në ardhjen e këtyre festave kemi ende shumë kohë përpara, Tomini tha ky vit duhet të konceptohet si një vit i festimit brenda familjes së vogël.

 

“Jo të shkojmë ne te festa, por festa të vijë tek ne. Duhet të festojmë ngushtë këtë vit”, u shpreh ajo.

 

Ndërsa, e pyetur në lidhje me denoncimin e bërë nga Partia Demokratike lidhur me shifrat e vïktimave nga Covid-19 në Shkodër, Eugena Tomini tha se nuk është mirë që t’i jepet situatës ngjyrë politike.

 

“Unë si specialiste e sëmundjeve infektive në shëndetin publik nuk do t’i jepja ngjyra politike situatës. Personalisht, jo vetëm në emër të bluzës së bardhë që unë mbaj, çdo mjek e ka detyrimin që të përballet edhe me vdêkjen. Nuk do ta politizoja këtë lloj elementi. Është tepër krïtike edhe për familjarët e atyre që kanë humbur jetën. Mosdeklarimi do peshonte mes familjarëve të atyre që kanë vdêkur dhe tek bluzat e bardha….”

 

Kurse, sa i përket imunitetit të masës, shefja e Epidemiologjisë në ISHP tha jemi ende shumë larg këtij stadi. Realisht, situata e transmetimit të Covid, ne jemi në një nivel stacionar. Niveli ka qenë edhe më i lartë, para 6 apo 8 javëve. Aktualisht niveli i përhapjes është 1.09. 1.1 për qind. Pra, nivel stacionar.

 

“Është e vështirë të themi nëse e kemi arritur një imunitet të tufës. Jemi akoma larg. Masat e kombinuara, me shpresën e një vaksinë… të gjitha bashkë mund të sjellin imunizimin.”