“Sa gjynah vjehrri”, Armina Mevlani reagon për herë të parë pas përplasjeve...

“Sa gjynah vjehrri”, Armina Mevlani reagon për herë të parë pas përplasjeve të Berishës me Bashën: Mos ia qani hallin…

300
0

Armina Mevlani, bashkejetuesja e djalit të Sali Berishës, ka reaguar pas përjashtimit të këtij të fundit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Ajo ka komentuar në një postim të aktores Olta Gixhari, të cilën e ka komplimentuar për pamjen e saj. Një prej ndjekësve të aktores Gixhari ka replikuar me Arminën, duke i kujtuar çështjen e Berishës.

“Sa gjynah vjehrri,”- shkruan komentuesi.

“Mos ia qaj hallin,”- i përgjigjet Armina atij, ndërkohë që më pas, si për të treguar se nuk ka ndodhur asgjë, Armina ka postuar disa foto provokuese.