Rusia ndalon përdorimin e smartphoneve, ja cila është arsyeja

Rusia ndalon përdorimin e smartphoneve, ja cila është arsyeja

325
0

Rusia ka miratuar ditën e sotme moslejimin e përdorimit të smartphoneve të cilat nuk janë të pajisura me software rus.

Ky ligj mësohet se do të hyjë në fuqi në korrik të vitit 2020 ku përveç telefonave përfshihen dhe televizorë dhe çdo pajisje tjetër e implementuar me sistemin smart.

Ndër të tjera ligji parashikon lehtësimin e të gjithë përdoruesve dhe promovimin e teknologjisë ruse.

Në të njëjtën kohë do të vështirësojë dhe shitjen nga kompanitë e huaja nëqoftëse nuk do të pranojnë bashkimin me softwarin rus.

Kjo gjë ka shkaktuar edhe reagimin e shumë qytetarëve të cilët u shprehën se kanë frikë nga përgjimet.

Parlamenti (Duma) ruse miratoi ligjin sot ku edhe u paraqit lista e plotë e të gjithë pajisjeve të cilat do të ndryshohen.

Kujtojmë se Rusia ka shtuar shumë kontrollet kombëtare kibernetike në të njëjtën kohë dhe për censurimin e shumë përmbajtjeve.