Rusët bombardojnë bllokun e apartamentit në Kiev, dy viktima dhe 3 të...

Rusët bombardojnë bllokun e apartamentit në Kiev, dy viktima dhe 3 të plagosur

364
0

Të paktën dy persona është vrarë dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e bombardimit në një banesë në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës ndërkohë thotë se dy trupa u gjetën nën rrënojat dhe tre persona u dërguan në spital në orën 07:40 me orën lokale të mëngjesit të sotëm.

Fotot e shpërndara nga Shërbimi tregojnë tym që del ende nga blloku nëntëkatësh, ndërsa zjarrfikësit përdorin shkallët për të shpëtuar banorët e tij.

 

Një raund i katërt i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës do të fillojë në orën 10:30 me orën lokale (08:30 GMT) sot në mëngjes, sipas Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës.

Shpresat për përparim diplomatik janë ngritur pasi negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak kishte thënë më herët se negociatat e fundjavës ishin “konstruktive” – vlerësimi më optimist deri më tani.