Rumani, trajneri pëson infarkt në fushë

Rumani, trajneri pëson infarkt në fushë

405
0

Ndeshja në kuadër të kampionatit rumun mes Dinamo Bukureshtit dhe Universitatea të Kraiovës është ndërprerë pasi  trajneri i Dinamos ka pësuar infarkt.

Trajneri i skuadrës Eugen Neagoe ka pësaur infarkt në minutën e 25’të të ndeshjes dhe menjëherë stafi mjekësor ka reaguar. Ambulanca pastaj e ka dërgaur me urgjencë në spital.

51 vjeçari ishte në pankinë kur i ndodhi sulmi.

Lojtarët në fushë ishin të shokuar nga ajo që panë.

Raportohet se trajneri është jashtë rrezikut për jetë.

Ndeshja përfundoi 0-2 për Kraiovën.