Rudina Magjistari ‘e ngatërroi’ me Eni Çobanin, befason moderatori Eni Shehu: Një...

Rudina Magjistari ‘e ngatërroi’ me Eni Çobanin, befason moderatori Eni Shehu: Një herë në Klan më kaluan rrogën e juristes! Shpjegon arsyen

443
0

Rudina Magjistari bëri një lapsus teksa të ftuar në studion kishte juristen, Eni Çobani. Moderatorja e ka prezantuar si Eni Shehu. Të dyja e kanë kaluar me sportivitet këtë pjesë, por duhet të kujtojmë se Eni Shehu është një moderator shqiptar, që ka punuar në Tv Klan.

 

Në një reagim në rrjete sociale, Eni Shehu ka ardhur me një sqarim për ‘gafën’ e Rudina Magjistarit, duke përmendur këtu faktin se Eni Çobani, mbiemrin në dokumenta zyrtare e ka Shehu, pasi mban atë të bashkëshortit.

 

Eni Shehu ka treguar dhe një episod që ka ndodhur ndërsa ai punonte në Klan, kur gabimisht i kaluan rrogën e juristes, Eni Çobani.

 

Postimi i Eni Shehut.

Reagimi

 

“Në fakt përtej “lapsusit”, mbase nisur nga subkoshienca, Rudina Magjistari ka plotësisht të drejtë. Një herë kur punoja në Klan, më kaluan në bankë rrogën e Eni Çobanit sepse në dokumenta zyrtare, juristja Eni mban mbiemrin Shehu (nga bashkëshorti). Sidoqoftë, nesër unë (jojuristi) do jem në emisionin “Rudina” për një vizitë, meqë të dyve na paska marrë malli,”- shkruan moderatori Eni Shehu në profilin e tij në Instagram.