Rudina Hajdari konfirmon divorcin, ja çfarë marrëdhënie ka sot me bashkëshortin

Rudina Hajdari konfirmon divorcin, ja çfarë marrëdhënie ka sot me bashkëshortin

352
0

Marrëdhënia e Rudina Hajdarit me partnerin, shpesh herë ka qenë në fokus të mediave, mirëpo asnjëherë nuk ka marrë një përgjigje të prerë nga vetë ish-deputetja.Ardhja e saj në Shqipëri dhe angazhimi në politikë bënë që të qarkullonin thashetheme se mes saj dhe partnerit, Muçjo Demiraj ka një krisje dhe se çifti janë drejt divorcit. E pyetur së fundmi në lidhje me këto thashetheme, nëse janë të vërteta, Hajdari i konfirmoi.

 

“Unë jam shprehur vetë. E kam thënë vetë që kam patur vështirësi në këtë marrëdhënie. Nuk ka asgjë të keqe të flasësh hapur. Ne kemi patur fatin dhe priviliegjin që njihemi për kaq shumë kohë me njëri-tjetrin dhe kemi një respekt të jashtëzakonshëm për njëri-tjetrin në thelb dhe për familjet tona dhe e gëzojmë këtë respekt të jashtëzakonshëm. Ja kemi transmetuar edhe gocës këtë respekt. Ruajmë një marrëdhënie shumë shumë shumë të mirë. Dhe jam me fat”, u shpreh ajo në “D-Night”.

 

Rudina Hajdari dhe Muçjo Demiraj kanë jetuar për shumë vite në SHBA, ku ish-deputetja ka kryer edhe studimet. Ajo la jetën në Amerikë, për të vijuar misionin që la pas i ati, Azem Hajdari në politikën shqiptare.Çifti janë prindër të një vajze 7-vjeçare, Sihanës.

 

“Sihana erdhi këtu në Shqipëri kur ishte 2 vjeç, filloi kopshtin këtu dhe gjatë pandemisë na u desh që të shkonte sërish në SHBA. Në atë kohë unë s’mund të qëndroja me të, gjyshërit e saj (nga babai) ishin të sëmurë dhe kishin nevojë ta kishin pranë dhe unë doja që ajo të ishte me ta. Vajza filloi shkollën atje dhe i pëlqeu shumë, prandaj tani vazhdon të jetë andej sepse unë nuk doja ta shkëpusja. Unë përpiqem të jem nënë shembullore, ne mundohemi në mënyrën tonë të bëjmë maksimumin për fëmijët. Unë dua të jem model për të. Edhe pse nuk jam gjatë gjithë kohës me të, me veprimet që bëj i jap asaj një mesazh. Ajo ma zbut shumë karakterin”, ka thene Rudina.