Ruçi : “S’ka burrë nëne të vendosë më diktaturën, fituesit s’duhet të...

Ruçi : “S’ka burrë nëne të vendosë më diktaturën, fituesit s’duhet të quhen triumfatorë, edhe pala tjetër…

112
0

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruci ka votuar gjithashtu sot ne oret e para te mengjesit, ne Liceun Artistik ne Tirane. Pasi hodhi voten, deklaroi se “Une jo vetem votova, por edhe zgjodha”.

Pyetur per votime ne nje situate jo te zakone e pa opozite, Ruci ka deklaruar: “Nuk eshte dita te analizojme kete ceshtje se ka qene objekt diskutimi ne ekrane dhe debate politike, sot bej apel per qetesi, maturi dhe vendosmeri, dita te shkoje e qete, kush te deshiroje te marre pjese, te matur se duhet respektuar edhe ai qe voton edhe ai qe nuk voton dhe vendosmeri per te vazhduar reformat e vendit dhe shprtesuar e besuar dhe si rezultat i kesaj qetesie, vendosmerie dhe maturie te hapen negociatat ne tetor”- tha ai.

Me tej, Ruci tregoi se si do te vojohet nga e nesermja. “Te mbaroje kjo neser do te vazhdoje nje dite normale, nuk do te mbaroje me keto zgjedhje do vazhdojne perpjekjet dhe besoj se klasa politike qe diten e hene, ata qe vendosen te mos marrin pjese duhet te fillojne te bejne analizen, por as fituesit nuk duhet ta quajne veten triumfatore”.

Pyetur nese jemi ne kushtet e vendosjes se nje diktature me zgjehdje te tilla, Ruci ka thene prere: Nuk ka burre nene qe te vendos me diktaturen, vecanerisht ne Shqiperi.

loading...