Rregjisorja Klodi Kadillari: Karantimi më dha forcë të shkruaja dramën ‘’Fustani’’

Rregjisorja Klodi Kadillari: Karantimi më dha forcë të shkruaja dramën ‘’Fustani’’

1061
0

E ndërsa prisja ditën e specializimit tim në Kinematografi-Dokumentar në Akademinë  Mario Sironi në Sassari me temën e shkruar ‘’Psikologjia e e emigrazionit’’ ku në të njëjtën kohë kisha realizuar edhe dokumentarin ‘’Nuk ka mbaruar ende’’ Urdhëri i qeverisë italiane për mbylljene institucioneve publike perfshirë edhe universitetet pikërisht në datë 5 mars ditën e specializimit tim më dha një goditje morale dhe emocionale pasi kisha punuar dhe studiuar për më shumë se dy vjet per të arritur këtë ditë të shumë dëshiruar nga unë. E ballafaquar tashmë me këtë realitet të një pandemie që përfshiu ethshëm dhe vrullshëm gjithë Italinë mëndja më shkonte vetëm te mbijetesa dhe kërkova të përdorja pjesën rracionale të të parit dhe të vleresuarit të situatës qoftë si artiste por më shumë edhe si psikologe në aspektin psiko-social. E gjendur në këto rrethana ku frymohej brënda katër mureve nuk mundesha si artiste dhe me egon time të numëroja ditët dhe ti jepja kënaqësi ankthit të më vriste çdo ditë. Jo, duke patur të freskët punën time mbi Psikologjinë e emigrazionit ku veç te tjerash aty shpjegoj perveç stresit, tensionit, braktisjes nga vendi, gjuha dhe familja që ndeshin emigrantët, në një kapitull të veçantë kerkova ti jap zë edhe dramës së grave kosovare të përdhunuara nga ushtria Serbe gjatë luftës së Kosovës, ku shume prej tyre gjeten emigrimin per ti ikur realitetit. Por çfare lidhje ka kjo me temën ‘’Psikologjia emigrazionit’’? Nëse unë heq një paralele me gratë e dhunuara dhe përdhunuara në Libi për të arritur evropën në intervistat e tyre gjej gati te njëjtat akte që kanë ndodhur edhe me femrën kosovare e përdhunuar në sy te familjarëve apo të bashkeshoretëve po njësoj si keto gra qe vijnë nga Afrika kryesisht apo dhe nga Republika Demokratike e Kongos që rrefejnë se si janë përdhunuar dhe sot janë femra të braktisura nga familjaret e tyre dhe nga bashkëshortët.

Ishte ky kapitull që më insiproj në këto ditë izolimi në Itali ti jepja zë dramës time të re ‘’Fustani’’ e përshtatur për skenë dhe film,një dramë  ku në fokus te dramës është nje artiste balerinë e përdhunuar në shtëpinë e saj nga milicia serbe në kohën kur kërkohej bashkëshorti i saj. Personazhet e mi kësaj here vijnë si njerëz te njohur te botës se letrave dhe artit per të dëshmuar se trauma e përdhunimit nuk ka berë diferencime. Por ajo që kërkova te zhvilloja në ketë dramë nuk është vetëm ti jepja zë fenomenit te përdhunimit por fshehja e historisë dhe ballafaqimi me traumën. Në këtë dramë kam luajtur mirë si dramaturge duke e njohur mire psikologjinë e traumës në dy aspekte, Mohimi i së kaluares me vetndërgjegje nga frika e braktisjes dhe e gjykimit dhe nga ana tjeter lufta që bën nje çift ku bashkëshorti kërkon të publikoj përpara Gjykatës Ndërkombëtare krimet e pëdhunimeve ndaj grave Kosovare por njekohësisht nuk pranon idenë nëse edhe gruaja e tij mund të jetë një e përdhunuar.

Ne aktin e fundit ndërsa bashkëshorti fillon të vërej nje ftohje në aspektin e raportit seksual dhe disa mënyra të frikës që bashkëshortja here pas here shfaq vendos ta kurojë te një psikiatër në mënyrë të fshehtë pa e menduar asnjë herë që bashkëshortja e tij eshte e përdhunuar dhe po përjeton stresin post-traumes.

Ne momentin final gruaja i fton  të gjitha mediat dhe e dëshmon gjithë historinë e përdhunimit të saj ne publik duke i dhënë një tjetër dëshmi per ta shtuar në studimin e tij bashkëshortit të saj.

Mund të them se parë nga aspekti psikologjik kjo dramë është mëshirimi i mirfilltë e një të shkuare që nuk mund të harrohet. Traumat kurohen per t’u shëruar dhe e kaluara duhet pranuar për të ndihmuar të tashmen. Nuk mund të këtë një të tashme të përsosur nëse nuk njohim të kaluarën.

Uroj që të kthehet jeta normale dhe artistike për ta parë këtë dramë të realizuar në teatër dhe në film.